Shkëlzen Gashi rikthehet në futbollin zviceran - Gazeta Express
string(46) "shkelzen-gashi-rikthehet-ne-futbollin-zviceran"

Shkëlzen Gashi rikthehet në futbollin zviceran

Gazeta Express

13/12/2019 14:01

Shkëlzen Gashi do ta vazhdojë karrierën në futbollin zviceran, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi kosovar i kishte dhënë fund eksperiencës së tij amerikane me ekipin Colorado Rapids, ndërsa sipas mediave zvicerane, nga 1 janari ai pritet t’i bashkohet ekipit Aarau.

31 vjeçari do t’i bashkohet projektit të klubit zviceran, i cili synon të rikthehet në elitën e futbollit zviceran.

Gashi, dikur përfaqësues i Kombëtares shqiptare, një pjesë të mirë të karrierës e ka kaluar në Zvicër, ku e kishte arritur edhe kulmin, mbi të gjitha tek Baseli.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë me klubin zviceran deri në verën e vitit 2023. /Gazeta Express/