Gashi: Çfarë bëri Kurti për të vrarit e masakruarit e luftës, përveç luleve, statuseve dhe fjalimeve patriotike? - Gazeta Express
string(108) "gashi-cfare-beri-kurti-per-te-vrarit-e-masakruarit-e-luftes-pervec-luleve-statuseve-dhe-fjalimeve-patriotike"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 22:24

Gashi: Çfarë bëri Kurti për të vrarit e masakruarit e luftës, përveç luleve, statuseve dhe fjalimeve patriotike?

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 22:24

Analisti politik, Shkëlzen Gashi thotë se Kurti përveç luleve, statuseve dhe fjalimeve politike, nuk ka bërë asgjë tjetër për viktimat civile, të vrarit dhe të masakruarit e luftës nga forcat serbe.

Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se për tri vite me radhë, Kurti në përkujtimin e të vrarëve të luftës ka vendosur lule, ka shkruar statuse dhe ka mbajtur fjalime patriotike.

Lexo Edhe:

“Në vitin 2020, Kurti ka qenë kryeministër i qeverisë së parë, ka qenë pikërisht në periudhën, fundi i shkurtit, mars prill, maj, në kohën kur ka shumë përvjetorë për viktimat civile, të masakruarit e të vrarit nga forcat policore ushtarake serbe jugosllave. U kthy në qeverinë Kurti 2, prapë në këtë periudhë, edhe njëherë i ka ra me i përkujtu të vrarit e të masakruarit.

Edhe tash, në këtë vit për herë të tretë i ka ra me i përkujtu të vrarit e të masakruarit. Cka ka bo ky për këtë punë? Të njëjtin sen për cdo vit, 2020, 2021, 2022. Ka shku ka vendos lula, ka lëshu një status, ose e ka mbajt një fjalim patriotik edhe u kry puna. Po cka bone ti për qata të vrarit e të masakruarit”, tha Gashi.

Ai shtoi se kjo është ajo se çka po ndodh me Qeverinë Kurti në secilën fushë.

“A vendose me thonë: hej vec pak se gjendja e varrezave të tyne është skandaloze dhe se qeveria jem ka me marrë një vendim. Agjensioni që merret me qet punë, nuk ka me pas mo varreza të pa mirëmbajtuna, krejt kanë me u rrethu e rregullu. Në secilën prej varrezave masive, se turp për 20 vvjet, ti nuk e ke pas një pllak të madhe, që të tregon që në gjuhën shqipe, serbe e angleze se cka ka ndodh aty. Ti po e vazhdon të njëjtin sen. Kjo është cka po ndodh me qeverinë Kurti në secilën fushë”, tha Gashi.