Shkëlzen Gashi: Armend Zemaj do ta menaxhonte më mirë vaksinimin - Gazeta Express
string(63) "shkelzen-gashi-armend-zemaj-do-ta-menaxhonte-me-mire-vaksinimin"

Shkëlzen Gashi: Armend Zemaj do ta menaxhonte më mirë vaksinimin

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 10:10

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar pas tollovisë që është krijuar para sallës 1 Tetori, ku qytetarët po presin për t’u vaksinuar, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka thënë se është i bindur që procesin e vaksinimit do ta menaxhonte shumë më mirë ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Lexo Edhe:

“Jam i bindun, madje thellë, që armend zemaj kishte me e menaxhu larg më mirë këtë situatë. Marre”, ka shkruar Gashi.

Për tollovinë të 1 Tetori, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH’së, tollovia është krijuar, meqenëse aty kanë ardhur të vaksinohen edhe qytetarët e komunace të tjera.

“Grumbullimet e krijuara sot para sallës “1 Tetori”, vjen si pasojë se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera, përkundër njoftimeve të bëra ditëve të kaluara dhe dje se qytetarët do të vaksinohen në komunën e tyre. Qytetarët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës luten që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen”, thuhet në njoftimin e MSH’së.

Ministria ka apeluar te qytetarët e komunave të tjera që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre.

“Me që vaksinimi kundër COVID-19 është proces dinamik që do të vijojë deri në vaksinimin e të gjitha kategorive të parapara në Planin e vaksinimit, luten qytetarët që të përcjellin njoftimet e MSh-së dhe t’i shmangin grumbullimet para qendrave të vaksinimit përderisa mundësia e vaksinimit do të jetë e hapur çdo ditë në secilën komunë”, thuhet në njoftim./Gazeta Express