Shkëlzen Doli po bëhet gati në ‘Fadil Vokrri’, do të interpretojë himnin!


Gazeta Express
17 Nëntor 2019 16:49

Violinisti i njohur shqiptar Shkëlzen Doli do të interpretojë himnin në ndeshjen e fundit në kuadër të eliminatoreve “Euro 2020”, Kosovë- Angli.

Kjo është bërë e ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës, përmes një shkrimi në rrjetet sociale.

“Ndeshjen Kosovë -Angli do ta nderojë me praninë e tij violinist i njohur shqiptar, Shkëlzen Doli. Ai do të bëjë interpretimin e himnit të Kosovës, gjë e cila padyshim do të jetë emocionuese”, thuhet ndër të tjera në postimin e bërë.

Derisa tani, Shkëlzen Doli është duke i bërë testimet e nevojshme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, raporton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart