Shkëlzen Berisha sulmon ambasadorët: Po promovoni ‘putinizmin’


Gazeta Express
15 Maj 2019 19:39

Shkëlzen Berisha, djali i ish- kryeministrit Sali Berisha, nuk i ka kursyer akuzat në adresë të përfaqësuesve të huaj në Tiranë duke deklaruar se shumë ambasadorë të akrediatuar në Shqipëri po promovojnë putinizmin në vend.

“Diplomate qe do duhej te mbronin fjalen dhe voten e lire, promovojne “Putinizmin” duke nxitur arrestimin e atyre qe “guxojne” ti “SULMOJNE” me parulla”-shkruan Shkëlzen Berisha.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë një grup të rinj shkuan pranë shtëpisë së kreut të OSBE-së në Tiranë dhe bënë thirrje kundër tij duke lënë dhe një parrullë të shkruar në mur “Borchard të të vijë turp”. Një gjest i tillë ka sjellë një reagim mjaft të ashpër nga ana e komunitetit të huaj në Tiranë dhe është konsideruar si një kërcënim për ambasadorin e OSBE-së./Express

Te fundit


Kthehu lart