Shkëlqeu ndaj Liverpoolit, Berat Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës - Gazeta Express
string(79) "shkelqeu-ndaj-liverpoolit-berat-gjimshiti-shpallet-me-i-miri-ne-ligen-e-evropes"

Sport

Gazeta Express

19/04/2024 18:43

Shkëlqeu ndaj Liverpoolit, Berat Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës

Sport

Gazeta Express

19/04/2024 18:43

Berat Gjimshiti është shpallur lojtari më i mirë i fazës së ndeshjeve të dyta çerekfinale në Ligën e Evropës.

Kapiteni i Kombëtare së Shqipërisë ishte ndër më meritori që Atalanta siguroi kualifikimin historik, për në gjysmëfinale të kësaj gare – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të enjten mbrëma, skuadra italiane u mposht në shtëpi 0:1 nga Liverpooli, por kaloi tutje falë fitores së madhe 3:0 në ndeshjen e parë të luajtur në “Anfield”.

Pavarësisht humbjes, Gjimshiti regjistroi një paraqitje fantastike. Mes tjerash, ai rikuperoi e 13 topa, bëri gjashtë ndërhyrje dhe kishte saktësi prej 73% të pasimeve.

Në garën për çmimin e më të miri të këtij raundi, mbrojtësi shqiptar mposhti konkurrencën e Jordan Veretout (Marseille), Gianluca Mancini (Roma) dhe Matej Kovar (Bayer Leverkusen).

/Gazeta Express/