Prokuroria e Posacme Antikorrupsion (SPAK) ka rrëzuar të paktën 48 urdhra të përcjella nga Operacioni Forca e Ligjit (OFL), të cilët kërkonin sekuestrim pasurie për disa shtetas të akuzuar për krime.
Përmes një njoftimi për shtyp, SPAKvë në dukje se për 48 kërkesa, OFL ka shkelur aktin normativ (mbi të cilin funksionon struktura).
“Është vlerësuar se për 48 pasuri, nga të cilat 15 të paluajtshme dhe 33 automjete, sekuestro në kushtet e emergjencës, apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.”-njofton SPAK.
Njoftimi i SPAK:
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 31.05.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 80 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 148 pasuri.
Nga 148 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 99 pasuri janë automjete dhe 49 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).
Gjithashtu në një rast është dërguar për vlerësim masa e bllokimit të pasaportës e vendosur në kushte emergjente për një shtetase.
Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe ka dhënë zgjidhje ligjore për të gjitha kërkesat e paraqitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si më poshtë :
Aktualisht prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, për rastet që gjykata ka vendosur sekuestro të pasurive janë duke përgatitur kërkesat për konfiskim për t’i paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.