FC Bayern Munich ka njoftuar zyrtarisht për shkarkimin e Julian Nagelsmann.
Së bashku me Nagelsmann, janë larguar edhe ndihmës-trajnerët, Dino Toppmoller, Benjamin Gluck dhe Xaver Zembrod, shkruan Gazeta Express.
Gjiganti gjerman gjithashtu ka zyrtarizuar Thomas Tuchelin si trajnerin e ri.
Tuchel me “Bavarezët” ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
/Gazeta Express/