Shkarkimet e Hotit, dy të emëruar në kohën e PAN-it, një në kohën e Kurtit - Gazeta Express
string(72) "shkarkimet-e-hotit-dy-te-emeruar-ne-kohen-e-pan-it-nje-ne-kohen-e-kurtit"

Gazeta Express

17/10/2020 8:38

Shkarkimet e Hotit, dy të emëruar në kohën e PAN-it, një në kohën e Kurtit

Gazeta Express

17/10/2020 8:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dje ka marër tri vendime për shkarkimin e tre krerëve të tre institucioneve tejet të rëndësishme për shtetin.

Hoti ka shkarkuar për shkak të performancës kreun e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn, i cili në këtë pozitë kishte ardhur gjatë kohës sa në kryet të ekzekutivit kishte qenë PDK-AAK dhe NISMA, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në vend të Qalajt ai ka emëruar si ushtrues detyre Samedin Mehmetin i cili ka qenë zëvendësdrejtor i PK’së.

Hoti ka shkarkuar gjithashtu edhe drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn, i cili njëjtë sikurse Qalaj ishte emëruar gjatë qeverisjes së PAN-it.

Njeriu i tretë që është shkarkuar dje nga Hoti është shefi i Doganave, Ibrahim Xhaka i cili ishte emëruar gjatë kohës sa Albin Kurti ishte kryeministër i Kosovës.

Për reagimin e Rashit Qalajt ka pasur reagime të ashpra nga Partia Demokratike e Kosovës, duke e akuzuar Hotin se po tenton të kap shtetin dhe gjithashtu e kanë lidhur me arrestimin e Haki Rugovës.

Megjithatë deri tani as Hoti e as Agim Veliu s’kanë dhënë ndonjë sqarim shtesë se pse është shkarkuar Qalaj, përveç punës së performancës./GazetaExpress/