Shkaqet e abortit spontan, simptomat dhe metoda e trajtimit në Gjinekologjinë e QKUK-së


Gazeta Express
10 Tetor 2019 11:20

Shkaqet e abortit spontan, simptomat dhe metoda e trajtimit në Gjinekologjinë e QKUK-së

Abort quhet humbja e shtatzënisë para javës 22 të saj, para se embrioni ose fetusi të ketë mundësi të mbijetimit jashtë mitrës. Aborti i cili ndodhë pa ndërhyrje quhet abort spontan ndërsa në qoftë se ndërmerren hapa të paramenduar për përfundimin e shtatzënisë atëherë quhet abort i indukuar.

ABORTI SPONTAN

Shpërndaje artikullin

Shkruan: Dr. Jakup Ismajli – Drejtor i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në QKUK

(Ky artikull është shkruar ekskluzivisht për fushatën vetdijësuese të organizuar nga Gazeta Shneta dhe Klinikës Obstetrike Gjinekologjike  në QKUK)

Aborti spontan nënkupton ekspulsionin (hedhjen) pa dashje të embrionit ose fetusit. Rreth 10-25% e shtatëzanive të identifikuara klinikisht përfundojnë ne abort spontan, mirëpo numri i aborteve spontane është me i madh, duke pas parasysh se pjesa më e madhe e shtatëzanive përfundojnë përpara se vetë gruaja të jetë e vetëdijshme për ngjizjen dhe shumë shtatëzani humben para se profesionistet shendetësorë të mund të detektojnë embrionin në mitër . Vetëm 30-50% të shtatzënive kalojnë tremujorin e pare 80% e aborteve spontane ndodhin ne tremujorin e parë.

SHKAQET

Eshtë e vështirë të dihet saktësisht shkaktari i saktë pse aborti ka ndodhur. Shkaktarë më të shpeshtë të aborteve spontane gjatë tremujorit të parë të shtatëzanisë janë anomalitë kromozomike te embrionit, që do të thotë se dicka nuk është korrekt me kromozomet e bebes..

Gjendja shëndetësore e nënës:

– Diabeti

– Sëmundjet vaskulare (Lupusi)

– Infeksionet

– Problemet homonale

– Semundje te mitres apo qafes se mitres

– Semundje te gjendres tiroide

FAKTORET E RREZIKUT

– Semundjet kronike: diabeti i pakontrolluar, sëmundjet kronike te veshkave,sëmudjet e mëlcisë.

-Probleme te mitres dhe qafes se mitres: anomalitë e lindura te mitres, fibromioma, qafa e mitres e keqformuar apo e dëmtuar nga abortet e meparshme.

-Mosha: grate mbi moshën 35 vjec kane rreth 20% rrezik më të lartë për abort, dhe me kalimin e moshës ky rrezik rritet.

– Abortet e mëparshme: grate te cilat kane patur 2 apo më shumë aborte kane rrezik ëe të lartë për abort spontan ne shtatezanite e radhas.

– Duhani,drogat,alkooli: perdorimi në sasi të madhe dhe kontinuale zvogëlon cilesine e qelizave që bartin materialin gjenetik dhe dëmton ambientin ku do behet ngjizja dhe zhvillimi i embrionit.

– Pesha: grate shume te dobeta dhe shume te shendosha kanë prirje për aborte spontan.

– Testet invasive prenatal: marrja e vileve koriale apo amniocenteza.

LLOJET E ABORTIT SPONTAN

– Aborti spontan imminent ( kërcënues): në këtë rast shtatëzëna ka gjakderdhje ose dhembje të shpinës mirëpo qafa e mitrës është e mbyllur

– Aborti incipient ( I pashmangshëm): ka gjakderdhje , kontraksione të mitrës si dhe qafa e mitrës e hapur.

– Aborti inkomplet: kur indet fetale apo placentare pjesërisht kanë dalur jashtë mitrës

– Aborti komplet: të gjitha indet fetale dhe placentare kanë dalur jashtë mitrës.

– Aborti septik

SIMPTOMAT

-Dhembje në fund të barkut apo dhembje të shpinës

-Sekrecione vaginale me ngjyrë të mbyllët ose të kuqe

– Kontraksione të vërteta të mitrës

– Dalje e pjesëve të koncepcionit përmes vaginës

-Zhdukja e shenjave të shtatëzanisë

DIAGNOZA

Ekzaminimi gjinekologjik: ku bëhet vlerësimi I qafës së mitrës ( zbutja, hapja e saj).

Ultrasonografia: vërtetohet mungesa e pranisë së embrionit brenda në mitër.

Analiza e gjakut: përcjellja e hormonit beta Hcg.

TAJTIMI

Trajtimi i abortit imminent (kercenues) bëhet me barna të cilat e mbështesin shtatëzaninë si dhe regjim shtrati.

Rrugët e menaxhimit të abortit spontan:

– Trajtimi ekspektant (pritës) ku pritet që aborti të ndodhë spontanisht nëse nuk kemi shenja të infeksionit.

– Trajtimi me medikamente, përshpejtimi i procesit te nxjerrjes se produkteve te shtatezanise permes marrjes se barnave.

– Trajtimi kirurgjikal.

PARANDALIMI

Në shumicën e rasteve shkaktari nuk është i njohur dhe nuk jemi në gjendje t`a parandalojmë atë, megjithatë ka disa mënyra për t`a ulur rrezikun:

– Mos pirja e duhanit, alkoolit, drogave

– Konsumimi I ushqimit të shëndetshëm

– Pesha adekuate para ngeljes shtatzënë etj

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart