Shkaku i vizës amerikane, Alexis Sanchez nuk stërvit me United


Gazeta Express
22 Gusht 2019 16:47

Alexis Sanchez ka munguar në stërvitjet e sotme të Manchester united – pasi që ka pasur për të udhëtuar për në Ambasadën Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Londër

Sanchez ende po dëshiron t’ia tregoj vlerat e tij trajnerit Ole Gunnar Solskjaer në rast se dështon largimi i tij nga Old Trafford gjatë këtij muaji.

Por mungesa në këtë mëngjes në stërvitje me skuadrën dhe mungesa në ndeshjen në shtëpi të United kundër Crystal Palace –e lë atë ende larg të qenit pjesë e skuadrës së parë.

Në këtë rast, ai sot ishte në ambasadën e re të Amerikës në Londër, në lagjen Battersea duke aplikuar për një vizë pasi që dëshiron ta vizitojë SHBA.

Sanchez pritet që të jetë pjesë e skuadrës së Kilit e cila do të luajë një ndeshje miqësore kundër Argjentinës në Los Angeles muajin e ardhshëm.

Ai është dashur të pres në rend me të gjithë aplikantët e tjerë këtë mëngjes, ku ai po kërkonte liri për të hyrë në këtë vend.

United i ka dhënë leje atij për të udhëtuar në Londër në vend që të stërviste me tërë skuadrën, me të ardhmen e tij që vazhdon të jetë në ajër.

Solskjaer është i lumtur që ta lejojë largimin e 30 vjeçarit këtë muaj pasi që nuk e sheh atë pjesë të planet të tij për të ardhmen.

Por, United ka vuajtur për të gjetur klube për të pasi që atë nuk janë në gjendje për të investuar kaq shumë para, madje as për ta huazuar atë.

Interi duket se është më afër një marrëveshje për huazim për një sezon me lojtarin, por United nuk do të përfitojë asgjë nga kjo marrëveshje.

United dëshiron një huazim më verë 15 milionë euro dhe do të paguajë edhe gjysmën e pagës së Sanchez për të, e cila është rreth 505 000 funte në javë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart