Shkaktoi aksidentin e dyfishtë, shoferi është ish-drejtori i doganës Fier që kërcënoi burrin e dashnores - Gazeta Express
string(103) "shkaktoi-aksidentin-e-dyfishte-shoferi-eshte-ish-drejtori-i-doganes-fier-qe-kercenoi-burrin-e-dashnores"

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2023 20:32

Shkaktoi aksidentin e dyfishtë, shoferi është ish-drejtori i doganës Fier që kërcënoi burrin e dashnores

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2023 20:32

Është zbardhur identiteti i drejtuesit të automjetit “Volkswagen Touareg”, i cili shkaktoi dy aksidente automobilistike njëri pas tjetrit në rrugën transballkanike në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 45-vjeçarin Arlind Lagji, ish-drejtuesi i Doganës në Fier

Lexo Edhe:

Duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen Touareg”, Lagji ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë. Ai është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit, por pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç.

Pak kohë më parë, Arlind Lagji është përfshirë në një skandal ku u denoncua se kishte rrahur dhe kërcënuar një shtetas, pasi ai e akuzonte se kishte marrëdhënie intime me gruan e tij.

Çifti i përfshirë në atë ngjarje ishin Algert Beluli dhe Anxhela Ngjeqari, ndërkohë që Algert Beluli publikoi audiopërgjime me ish-zyrtarin Lagji ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte “do ta bëj trupin thela-thela”.