Shiu dhe dëbora vijojnë dhe nesër në Shqipëri - Gazeta Express
string(45) "shiu-dhe-debora-vijojne-dhe-neser-ne-shqiperi"

Shiu dhe dëbora vijojnë dhe nesër në Shqipëri

Gazeta Express

29/01/2020 23:07

Ashtu si kjo e mërkurë edhe dita e nesërme në Shqipëri do të dominohet nga moti I keq, reshjet e shiut dhe ato të dëborës në vendet malore.

Sipas Meteoalab, orët e para të ditës do të jenë me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin shira afat-shkurtër në vendin tonë, ndërsa zonat malore do të jenë me reshje të pakta dëbore. Por orët e mesditës dhe në vijim përmirësojnë gradualisht kushtet e motit.

Lexo Edhe:

 Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -3°C në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzimi 2 – 3 ballë.