Shiti veturën për ta siguruar vizën, qytetari dëshmon për mashtrimin që iu bë - Gazeta Express
string(76) "shiti-veturen-per-ta-siguruar-vizen-qytetari-deshmon-per-mashtrimin-qe-iu-be"

Gazeta Express

31/03/2023 21:47

Shiti veturën për ta siguruar vizën, qytetari dëshmon për mashtrimin që iu bë

Gazeta Express

31/03/2023 21:47

Gazetare: Blerta Zuka

Kjo tabelë brenda sallës në Gjykatën Themelore në Prishtinë është vendosur me një qëllim specifik.

Lexo Edhe:

Në përmbajtje të saj ka dy ngjyra që tregojnë një mesazh.

Mbi 400 emra të shënuar në letrat me ngjyrë rozë tregojnë personat të cilët pretendojnë se janë mashtruar për viza.

Ndërsa me ngjyrë të gjelbër janë renditur qytetarët që nuk pësuan nga kjo përpjekje.

Lumturan Shurdhani është vetëm një nga 400 personat që pretendon se ra pre e agjencisë turistike.

Shurdhani thotë se për të siguruar paratë përmes të cilave i premtohej se do të siguronte vizën, kishte pasur mjaft vështirësi.

E në ditën kur ky rast që ndodhi para më shumë se një viti do të trajtohej në institucionet e drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi pjesëmarrjen e mediave.

Megjithatë vendimi i gjykatësit ishte ndryshe nga kërkesa e tyre.

Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi vazhdoi t’i paraqes ankesat e saj, e kësaj radhe për një nga dëshmitarët, i cili këtë të premte u dëgjua për herë të tretë.

Dy prej tre të akuzuarve janë në paraburgim.

Kjo agjenci turistike po akuzohet se ka përfituar rreth 2 milionë euro nga qytetarët.

Në përfundim të seancës, u vendos që procesi gjyqësor të vazhdojë në maj.