SHISH verifikoi mbi 21 mijë zyrtarë të lartë e politikanë: 8 përgjigje negative - Gazeta Express
string(78) "shish-verifikoi-mbi-21-mije-zyrtare-te-larte-e-politikane-8-pergjigje-negative"

SHISH verifikoi mbi 21 mijë zyrtarë të lartë e politikanë: 8 përgjigje negative

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2022 10:25

Shërbimi Informativ Shtetëror brenda vitit 2021 ka verifikuar mbi 21 mijë zyrtarë të lartë të administratës, përfshirë edhe politikanë, thuhet në raportin e këtij institucioni.

Procesi i kontrollit dhe verifikimit të figurës. Për procesin e kontrollit dhe verifikimit të figurës, në cilësinë e njërit prej autoriteteve verifikuese, SHISH-i mbetet i përkushtuar në cilësinë e procesit dhe zbatimin e afateve dhe e konsideron atë  të rëndësishëm për parandalimin e aksesit të dëmshëm në informacionin e klasifikuar, luftën ndaj korrupsionit dhe për të parandaluar hyrjen e elementëve për aktivitete inteligjence dhe terroriste. Dinamika e subjekteve për verifikim ka ardhur në rritje. Në total janë bërë 5056 kthime përgjigjesh me praktika shkresore. Janë kryer verifikimet për 21.130 subjekte. Janë realizuar në kohë reale përgjigjet në sistemin elektronik E-viza (në total 5292), nga të cilat 5 përgjigje negative dhe në sistemin elektronik E-Leje qëndrimi (në total 10827), nga të cilat 8 përgjigje negative. Ka vijuar bashkëpunimi dhe kontributi konkret në kuadër të verifikimit të figurës për organet e reja të drejtësisë dhe sipas Memorandumit të Bashkëpunimit janë realizuar edhe 59 takime me KPK/OMN”, thuhet në raport, raporton Express.

Lexo Edhe:

Lexo edhe: Raporti/ Rekrutimi i agjentes së SHISH, prodhimi i Bitcoin dhe kërcënimet nga vendet jomiqësore

Raporti për vitin 2021 i Shërbimit Informativ Shtetëror ka zbuluar një rast spiunazhi, ku një person nga një vend jo mik i Shqipërisë ka arritur që të marrë informacione të klasifikuara nga një punonjës i një institucioni shtetëror në vendin tonë. Në raport, jepen detaje se si ky person me nofkën “Rezidenti” ka përfituar nga vështirësitë ekonomike të zyrtarit, duke marrë informacionet që dëshironte e në këmbim i ka premtuar bursë studimi për djalin si edhe para cash që ia jepte me zarfe.

Lexo edhe: Përgjimet e SHISH zbulojnë zyrtarin spiun në Shqipëri: Bisedat dhe takimet me “Çelësin” për shkollimin e djalit

Një tjetër pikë janë grupet kriminale. Sipas raportit po bëhen përherë e më shumë heterogjene dhe po diversifikojnë fushat e veprimtarisë dhe kundërvënia ndaj trafikimit të lëndëve narkotike mbetet sfidë e rëndësishme, për shkak të evoluimit të mënyrave të operimit të tyre pas goditjeve.

“Anëtarët e grupeve shqiptare të trafikut të drogës kanë krijuar kontakte të drejtpërdrejta edhe me prodhuesit direkt të drogave, duke fituar “besimin reciprok”, shkruhet në raportin e SHISH

Lexo edhe: SHISH: Shërbimet online po shfrytëzohen nga spiunazhi kibernetik

Faktorë nxitës dhe tërheqës të aktivitetit kriminal në vend dhe rajon mbeten: anëtarët e tyre të pozicionuar tashmë në vendet e origjinës ku prodhohen lëndët narkotike; lidhjet me rrjete kriminale ndërkombëtare dhe rajonale; realizimi i kërkesave paraprake apo marrëveshjeve të shtyra në kohë për shkak të kufizimeve nga pandemia; mbulimi i kostove të shkaktuara nga sekuestrimet dhe arrestimet.

Niveli i kërcënimeve kibernetike në rritje

Bazat e të dhënave ka qenë një nga objektet e sulmeve kibernetike përgjatë 2021. Kështu thuhet në raportin e SHISH, sipas të cilit aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë të vendeve jo-perëndimore, si dhe entitetet e lidhura me to përbëjnë burimin kryesor të kërcënimeve.

Vlerësohet se, niveli i kërcënimeve kibernetike është në rritje dhe ato janë shndërruar në një kërcënim në nivel global. Aktorët e kërcënimeve keqdashëse do të vazhdojnë të shfrytëzojnë dobësitë e platformave elektronike të ruajtjes, administrimit dhe komunikimit, për të siguruar akses në informacione sensitive, që ndikojnë në publik dhe përdoren për synime inteligjence. Infrastrukturat kritike fizike dhe elektronike mbeten shënjestra të kërcënimeve kibernetike nga aktorë shtetërorë kundërshtarë dhe entiteteve të lidhura me to”, thuhet në raport.

Sipas SHISH, hapësira e shërbimeve online po shfrytëzohet për spiunazh kibernetik, aktivitete ndikimi e influence dashakeqe si dhe për krime kibernetike. “Aktorët shtetërorë kundërshtarë po investojnë për të zgjeruar shkallën dhe fuqinë e programeve kibernetike të rrezikshme, duke i trajtuar ato si një mjet të politikës së jashtme, në kuadër të rivalitetit me faktorin perëndimor, por edhe si aktivitete hibride me synime presioni, përkundrejt lehtësimit të sanksioneve perëndimore kundrejt tyre”, deklarohet më tej.

Sipas raportit, shërbimet e inteligjencës së vendeve jo-mike zhvillojnë operacione të spiunazhit kibernetik për të grumbulluar informacione në përgjigje të prioriteteve të politikave të tyre të brendshme dhe të jashtme.

/Express