Sulmuesi prishtinas u rikthye së fundmi nga lëndimi dhe synon t’i ndihmojë Bardhekaltrit në arritjen e rezultateve pozitive dhe suksesit këtë sezon
Pas disa muajsh mungese prej lëndimit, më në fund Alban Shillova është rikthyer në fushën e blertë.
Sulmuesi prishtinas i zhvilloi 25 minuta në humbjen nga Gjilani, 0:2, ndërsa e kishte edhe një rast ideal shënimi, por që goditjen e tij e priti portieri i gjilanasve, Enea Koliçi.
“U ndjeva shumë mirë që u ktheva sërish në fushë, megjithëse kthimin e prisja edhe më herët, por lëndimi e kishte bërë të veten. Gjithsesi do të ndihesha edhe më mirë dhe jo i zhgënjyer sikur do të përfundonte rezultati ndryshe nga ai që përfundoi. Pata një rast ideal, atë e kam punë, për mendimin tim e mendova gjuajtjen mjaft mirë, por dje portieri Koliçi ishte thjesht i pamposhtur”, ka thënë sulmuesi i Prishtinës.
Shillova goli edhe për ndeshjen e ardhshme me Ballkanin dhe për vazhdimin e sezonit.
“Tani na pret ndeshja të mërkurën me Ballkanin. Mision i vështirë, por jo i paarritshëm. Ne shkojmë për pikët e plota për çka kam besim të plotë në grupin e lojtarëve që kemi pasi këtë gjë e kanë dëshmuar me lojë. Ne na duhet të na përcjell pak edhe fati më shumë, sidomos më shumë se sa në ndeshjen e djeshme”, përfundoi ish-futbollisti i Flamurtarit dhe Drenicës. /Gazeta Express/