Shiko si shpërndahet koronavirusi dhe mëso si lahen duart mirë! - Gazeta Express
string(62) "shiko-si-shperndahet-koronavirusi-dhe-meso-si-lahen-duart-mire"

Shiko si shpërndahet koronavirusi dhe mëso si lahen duart mirë!

Gazeta Express

02/03/2020 8:37

Koronavirusi është konstatuar tashmë në 50 shtete.

Virusi mund të përhapet nga njeriu tek njeriu dhe ekspertët rekomandojnë hapa të thjeshtë për të shmangësh infeksionin. Dr. Adele McCormick nga Universiteti i Westminister ka demonstruar me video sesi virusi përhapet dhe cila është metoda më e mirë për ta shmangur prekjen nga virusi.

Lexo Edhe:

‘Mikrobet janë të pranishme rreth e rrotull mishit të thonjve dhe mbi kurrizin e dorës sime.’

Gjithçka nga doktoresha po tregohet nëpërmjet përdorimit të dritës ultraviolet.

Kështu, pra, si mund ta parandaloni përhapjen apo prekjen nga virusi?

Dr. Adele McCormick thotë:

‘Shmangni prekjen e fytyrës, gojës hundës dhe syve tuaj, që janë rrugë e mundshme e hyrjes së virusit dhe shkaktimit të infeksionit.

Nëse ju kolliteni apo tështini dhe ju nuk vini dorën para gojës e prekni sipërfaqe, virusi mund të mbijetojë për disa orë jashtë trupit. Kështu që është e rëndësishme që të lani mirë duart për të ndaluar transmetimin e infeksionit nga njeriu tek njeriu’.

Kujton se di t’i lash duart?! Mendoje edhe njëherë! “Merr sapunin. Mbuloji me shkumë. Laj kurrizin e dorës. Fërko midis gishtave. Në fund, gishtat. Majat e gishtave. Pastaj, pëllëmbët e duarve. Kyçin e duarve dhe të gjtihë dorën, përsëri. Shpëlaje sapunin me ujë. Mbylleni rubinetin duke e prekur me letrën që fshitë duart, për të ndaluar transmetimin e virusit dhe hidhe letrën në kosh.

Tani, që të mund ta shihni, po i kaloj duart përmes dritës ultraviolet dhe siç e vëreni, nuk ka asnjë shenjë mikrobi në duart e mia.

Dhe, ja se cila është mënyra e gabuar që të lani duart, duke i rënë shkurt dhe duke mos e hedhur letrën në kosh. Mikrobet nën dritën ultraviolet janë po aty rreth zonës së thonjve dhe mbi kurrizin e dorës. Ja çfarë ndodh pra, kur nuk i lani duart mirë.”