Shijojeni të dielën, temperaturat do të jenë përvëluese - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

30/06/2019 7:19

Shijojeni të dielën, temperaturat do të jenë përvëluese

Lajme

Gazeta Express

30/06/2019 7:19

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave anticiklonike. Në këtë situatë meteorologjike, do të mbajë mot me diell dhe relativisht i nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë prandaj kërkohet respektimi i këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që nënkupton se në intervalin kohor ndërmjet orës 10-17, lëvizjet të jenë sa më të kufizuara ose të përdoren masat mbrojtëse.