Shifrat e fundit: Mbi 11 mijë të vdekur nga koronavirusi në SHBA - Gazeta Express
string(64) "shifrat-e-fundit-mbi-11x-mije-te-vdekur-nga-koronavirusi-ne-shba"

Shifrat e fundit: Mbi 11 mijë të vdekur nga koronavirusi në SHBA

Gazeta Express

07/04/2020 17:06

Të paktën 11,008 njerëz kanë vdekur për shkak të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.

Johns Hopkins po raporton për 368,449 raste të infektuara në SHBA.

Lexo Edhe:

Vendi më i prekur nga COVID-19 në vend vazhdon të jetë Nju Jorku. Numri i të vdekurve është aq i lartë, sa që janë mbingarkuar edhe morgjet në qytet.

Shtetet e Bashkuara po përgatiten për javët më kritike të rasteve me virusin pandemik.