Shi dhe shtrëngata breshëri, si do të jetë moti këtë javë


Gazeta Express
15 Prill 2019 12:26

Dita e hënë karakterizohet nga moti i lagësht dhe reshje shiu në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

Sipas IGJEUM, temperatura maksimale do të shënohet në zonat e ulëta, 18 gradë celsius, ndërsa minimalja në zonat malore, 3 gradë.

Sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër. Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në zona shume te kufizuara reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.

Të hënën temperaturat do të jenë në bregdet  11 / 18 °C, në vendet e ulëta 10 /18 °C dhe në vendet malore 3 / 13 °C.

Te fundit


Kthehu lart