Shi, breshër e rrufe, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për ditën e dielë - Gazeta Express
string(72) "shi-bresher-e-rrufe-ja-cfare-parashikojne-sinoptikanet-per-diten-e-diele"

Shi, breshër e rrufe, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për ditën e dielë

Gazeta Express

06/06/2020 15:23

Ashtu siç ishte parashikuar, e shtuna e 6 qershorit ka rikthyer motin e freskët me temperatura më të ulëta. Sot moti u karakterizua nga vranësira shoqëruar edhe me reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar.

Reshjet u shoqëruan në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht kishte edhe breshër.

Lexo Edhe:

Po kështu edhe për ditën e Diel moti pritet me vranësira mesatare deri të dendura por ndryshe nga dita e Shtunë reshjet do të jenë të herëpashershme por me intensitet të ulët.

e diele qershor

Përgjatë relieveve malore lokalisht reshjet në formë shtrëngatash dhe stuhi afatshkurtër.