Shfuqizohet vendimi për përfitimet e zyrtarëve edhe pas mandatit
Gazeta Express
19/02/2020 16:45
Qeveria e Kosovës ka votuar për të shfuqizuar vendimin për përfitimet e zyrtarëve edhe pas përfundimit të mandatit, raporton Gazeta Express.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se vendimi i qeverive paraprake
duhet që të shfuqizohet për arsye se momentalisht ka pasoja të mëdha nga numri
i madh i ministrave dhe zëvendësministrave.
“Të shfuqizohet vendimi për përfitimet e zyrtarëve pas mbarimit të mandateve të tyre. Kemi pasoja të mëdha posaçërisht nga numri i madh i ministrave dhe zëvendësministrave nga qeveria e kaluar”, tha Kurti./Express/