Shfuqizohen masat e jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit në Shkup - Gazeta Express
string(64) "shfuqizohen-masat-e-jashtezakonshme-per-ndotjen-e-ajrit-ne-shkup"

Shfuqizohen masat e jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit në Shkup

Gazeta Express

29/01/2020 11:35

Prej sot prej orës 12:00 shfuqizohen masat e jashtëzakonshme, mes tyre edhe transporti publik falas dhe parkingu i shtrenjtuar, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Për më tepër, shfuqizohen edhe rekomandimet e ndërhyrjes për të zvogëluar ndotjen e ajrit që u prezantuan të hënën.

Lexo Edhe:

“Në stacionet matëse në kryeqytet përqendrimet ditore të grimcave PM10 në ajër janë nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 175 µg/m3 dhe në përputhje me rrethanat episodi me ndotjet e shtuara për dy ditë rresht është ndërprerë”, njoftoi Qyteti i Shkupit.

Masat dhe rekomandimet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit do të rivendosen nëse përsëritet ndotja e ajrit./GazetaExpress/