Shfaqje e katalanëve në Prishtinë: Njeriu si Qenie për vdekje - Gazeta Express
string(60) "shfaqje-e-katalaneve-ne-prishtine-njeriu-si-qenie-per-vdekje"

Arte

Gazeta Express

11/05/2022 15:19

Shfaqje e katalanëve në Prishtinë: Njeriu si Qenie për vdekje

Arte

Gazeta Express

11/05/2022 15:19

Shfaqja e Pantomimës “I Left” (Unë dola) nga aktorët katalanë nga Institut del Teatro de Barcelona, Enric Lizano Sanz (njëherësh edhe regjisor i shfaqjes) dhe Aida Zumajo Flores, në edicionin e 6-të të Prishtina Internacional Theatre Festival.

Nga Halil Matoshi

Lexo Edhe:

1.

Regjisori Sans e avanson teatrin minimalist në dramë të lëvizjës (gjallnimit) dhe klithmës nga zemra e territ – nga zemra e zjarrtë e tokës – që simbilizon mëkatin fillestar! 

Kjo është shfaqje për jetën, mëkatin fillestar dhe vdekjën e pakontestueshme! 

Mëkati fillestar është një doktrinë e krishten agustinase mosbindjeje, që pretendon se të gjithë lindin mëkatarë, me intencën e brendshme dyshuese dhe për të bërë blasfemi.

2.

Dashuria dhe erotizimi ndërmjet një qifti të ri (nuk saktësohet raporti gjinor mashkull-femën sepse në skenë mashkulli vishet edhe si femër, gjë që shfaqja merr konotacione të Homo Sexualis-it) përmbledh ciklin jetësor të njeriut ndërmjet tokës (dheut) dhe diellit, pra midis-midisit. 

3.

Tek “I Left” Pantomima nuk ishte gjithnjë harmonike dhe lojë (vallëzim), por kryesisht përplasje aksidentale që shoqërohej me britmë/klithmë.

Drama nisë me ngarendje (udhëtim në kohë) dhe përmes helmetave, kollitjes dhe etheve si parashenja (simptoma) e sëmundjes përkujtohet shfaqja e bacilëve të fundbotshëm me të cilët njerëzit e ndajnë hapësirën. Performansa “flet” për përshtatjën e qiftit rrethanave të paparashikueshme: sëmundjës së dyfishtë, të njeriut dhe tokës.

4.

Por a ishte sëmundja para apo pas njeriut të parë Afamit apo edhe para Evës?

Dhe a janë personazhet e dramës katalane Adami dhe Eva e të gjitha kohëve, mëkatarët e parë, apo të sëmurët e parë me coronavirusin, që e shoqëron njeriun që më shfaqjën e tij në tokë!?

Klithma e njeriut është gjëma e tokës! 

5.

Dhe në fund, vjen rituali i larjës. Larjës së mëkateve.

Njeriu egoist përpiqet të përvetësojë (të marrë) sa më shumë tokë (edhe si simbol i thesarit) porse përfundon i mbuluar me po atë dhe) i mposhtur nga sëmundja e dheut (tokës).

/Gazeta Express