Shfaqja premierë “Fefu dhe Shoqet e saj” / FemArt - Gazeta Express
string(45) "shfaqja-premiere-fefu-dhe-shoqet-e-saj-femart"

Arte

Gazeta Express

11/05/2023 14:47

Shfaqja premierë “Fefu dhe Shoqet e saj” / FemArt

Arte

Gazeta Express

11/05/2023 14:47

Me premierën e shfaqjes teatrore “Fefu dhe Shoqet e Saj”, me regji të Arlinda Morinës – Likit, do të hapet edicioni i 11-të i Festivalit FemArt.

Shfaqja vjen si një rezistencë e grave, dhe një fuqi për të vazhduar jetën, të jenë të bashkuara, e të mbrojnë njëra-tjetrën. Artistet e Trupës Artistike Rezidente të Artpolis sjellin një rrëfim sa emocional, aq edhe emancipues për sfidat e grave në sistemin patriarkal.

Lexo Edhe:

Fefu, një grua e moshës së mesme, i fton për darkë shoqet e saj. Ato vijnë të hareshme, të lumtura dhe plot ambicie për jetën. Ndeja merr një kthesë dramatike kur ato përfundojnë duke treguar rrëfimet e tyre të pakëndshme që sistemi hermetik patriarkal e toksik iu ka ofruar atyre gjatë jetës.

/Express/