Shfaqja komike e serbëve të veriut: Jemi keq me shëndet pasi nuk po lejojnë hyrjen e mjekëve serb në veri


Gazeta Express
12 Korrik 2019 7:03

Drejtori i Spitalit në Mitrovicën e Veriut, Milan Ivanoviç në një konferencë për shtyp e ka vazhduar planin e Vuçiq për të paraqitur kinse në Kosovë ka krizë humanitare.

Në një intervistë, ai ka thënë se trajtimi i pacientëve është bërë më i vështirë për shkak se nuk po lejohet hyrja e mjekëve.

 “Autoritetet në Prishtinë kanë ndaluar hyrjen e mjekëve të Mjekësisë së Akademisë Ushtarake .”, u shprehë ai duke shtuar se kjo e rrezikon jetën e pacientëve.

Ai shtoi se shefi i Akademisë Mjekësore Ushtarake, kolonelin Miroslav Vukosavljeviç dhe shefi i sektorit për trajtim Nenad Ratkovic, së bashku me ministrin e mbrojtjes, Aleksander Vulin ishin nisur për të ardhur në Kosovë por hyrja e tyre ishte ndaluar.

“Arritja e tyre është praktikisht e ndaluar, e penguar. Kështu që u pezullua trajtimi i pacientëve tanë për të cilët ishin planifikuar ekzaminimet” – tha Ivanoviç.

Tutje, drejtori i spitalit tha se sjellja e autoriteteve të Prishtinës rrezikon jetën e pacientëve.

Ai po ashtu filloi të bëjë lojëra politike duke thënë se kjo çka po bën Kosova është pastrim etnik.

Në fund shtoi se ka pasiguri por se Serbia po iu ndihmon.

Te fundit


Kthehu lart