string(65) "shfaqi-vetem-flamurin-e-kosoves-ne-finale-g-bani-kritikon-gjestin"

Yjet

Gazeta Express

07/05/2025 21:32

Shfaqi vetëm flamurin e Kosovës në finale, G Bani kritikon Gjestin

Yjet

Gazeta Express

07/05/2025 21:32

Pas fitores së Gjestit në finalen e spektaklit “Big Brother VIP Albania 4”, një moment simbolik u bë shkas për debat të ashpër në rrjetet sociale.

Fituesi u ngjit në skenë duke mbajtur vetëm flamurin e Kosovës, çka u interpretua ndryshe nga publiku dhe personazhe të njohur të skenës shqiptare.

Një ndër reagimet më të zëshme erdhi nga reperi G-Bani, i cili kritikoi publikisht gjestin e Gjestit. Në një postim në rrjete sociale, ai shkroi: “Më pengon flamuri i Kosovës në Big Brother Albania kur nuk shoqërohet nga flamuri i Shqipërisë.” Komenti i tij ndezi diskutime të forta, me shumë ndjekës që e akuzuan për përçarje dhe mungesë respekti ndaj Kosovës.

Pavarësisht kritikave, G-Bani nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij.

Me një mesazh të gjatë, ai sqaroi se ndjen detyrimin të flasë hapur, edhe nëse kjo sjell pasoja: “Në një realitet ku duhet të kesh frikë të thuash që një shqiptar duhet të ngrejë flamurin shqiptar në një shfaqje shqiptare… Unë kam mendimin tim dhe e di që asgjë nuk ndryshon nga mendimi i një njeriu. Secili mendon si dëshiron. Dhe, po, paguaj çmimin për mendimin tim,” përfundoi ai.

Gesti i Gjestit ka hapur sërish diskutimin mbi identitetin kombëtar, bashkimin kulturor dhe mënyrën e përfaqësimit në skenat publike shqiptare.