Shfaqen ndikimet e para të stërvitjeve dërrmuese të Contes në Inter


Gazeta Express
11 Korrik 2019 15:12

Matteo Politano është viktima e parë e stërvitjeve dërrmuese të Antonio Contes në Inter, pasi anësori italian ka pësuar dëmtim në kofshe.

Interi i nisi stërvitjet parasezonale të hënën në epokën e trajnerit italian Antonio Contes dhe Politano është lojtari i parë që e pëson nga programi dërrmues i tij, transmeton Gazeta Express.

Matteo Politano gjatë stërvitjeve me Interin në Lugano

Klubi zikaltër ka njoftuar se futbollisti italian ka pësuar dëmtim në kofshe gjatë stërvitjes të enjten.

“Matteo Politano ka pësuar tërheqje muskulore në kofshën e djathtë dhe gjendja e tij do të vlerësohet në baza ditore”, thuhet në njoftimin e Interit.

25-vjeçari e kompletoi kalimin e përhershëm në Inter pas një sezoni të suksesshëm si lojtar i huazuar sezonin e kaluar. /Gazeta Express/  

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart