'Shëtitja' e Dritan Dajtit në ish- Bllok dhe lëvizjet në burgje, opozita kërkon interpelancë me ministren Gjonaj - Gazeta Express
string(108) "shetitja-e-dritan-dajtit-ne-ish-bllok-dhe-levizjet-ne-burgje-opozita-kerkon-interpelance-me-ministren-gjonaj"

‘Shëtitja’ e Dritan Dajtit në ish- Bllok dhe lëvizjet në burgje, opozita kërkon interpelancë me ministren Gjonaj

Gazeta Express

26/01/2020 16:55

Shkarkimi i drejtuesve të burgut të Peqinit pasi lejuan Dritan Dajtin të kryejë vizitë tek klinika private okulistike në Bllok, përfundon në parlament.

Shtatë deputetë të opozitës së re, kërkojnë me anë të një interpelance urgjente llogari nga ministrja Etilda Gjonaj për situatën e krijuar së fundmi me të burgosurit, transferimet e tyre si dhe masat që kanë çuar në shkarkimin e disa zyrtarëve në burgje.

Lexo Edhe:

Sipas kërkesës së siguruar nga ReportTv kryesuesi i interpelancës do të jetë ish-vartësi i Gjonajt, Lefter Maliqi i cili për disa kohë mbajti dhe postin e zv.drejtorit të burgjeve para se të merrte mandatin e deputetit.

Në gjashtë pikat e interpelancës kërkohet informacion për “Situatën e rënduar në burgje, lidhur me administratën dhe të burgosurit, shkeljet e bëra gjatë emërimeve, lirimeve dhe transferimeve të drejtuesve të IEVP-ve, drejtuesve në DPB dhe vartësve, mosrespektimi i të drejtave të të burgosurve gjatë lejeve dhe transferimit të tyre, rasti i shkarkimit të jashtëligjshëm të drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe drejtorit të IEVP-së Peqin etj.

Më tej deputetët firmtarë kërkojnë llogari nga ministrja Gjonaj edhe për lirimet, propozimet që janë kompetenca juaj, mbi ç’baza i keni bërë? I keni parë dosjet e tyre para se t’i emëronit apo t’i prezantonit.

Në pikën e fundit të interpelancës deputetët do të diskutojnë edhe çështje të cilat lidhen me sigurinë në burgje dhe drejtimin e këtij institucioni.

Kjo kërkesë është protokolluar në parlament dhe pritet që të caktohet data e interpelancës ku ministrja të përgjigjet para deputetëve për situatën në burgje.

Kjo kërkesë vjen pak ditë pas shkarkimit nga Gjonaj të disa vartësve të saj të cilët u ndëshkuan pasi lejuan Dritan Dajtin të kryente një vizitë tek okulisti në qendër të Tiranës në një klinikë private.

Firmëtarë janë shtatë deputetët Lefter Maliqi, Artur Roshi, Andi Përmeti, Ramadan Gjuzi, Koçi Tahiri, Besnik Troplini, Suzana Topi.