Sheshet e Prishtinës mbushen me flamuj kuqezi, mësohet arsyeja


Gazeta Express
16 Prill 2019 11:24

Mëngjesin e sotëm në sheshet e Prishtinës janë vendosur flamuj kuqezi. Gazeta Express mëson se vendosja e këtyre flamujve është bërë për shkak të vizitës së Batalionit Atlantiku, i cili do të vijë nesër në Prishtinë.

Express ka kontaktuar me kompaninë e cila i ka vendosur flamujt në kryeqytet, ata kanë thënë se vendosja e këtyre flamujve është bërë për nder të vizitës së Batalionit të Atlantikut të cilët kanë marrë pjesë në luftën e fundit në Kosovë.

“Janë vendosur sepse të mërkurën Batalioni i Atlantikut do të vijë në Prishtinë”, ka thënë një punëtor i kësaj kompanie.

E flamuj të tillë ishin parë para disa ditësh edhe në autostradën “Ibrahim Rugova”. /GazetaExpress

Te fundit


Kthehu lart