Sherri që prishi miqësinë disa vjeçare, zbulohet ç’ndodhi mes Anxhelës dhe Erikut


Gazeta Express
24 Gusht 2019 14:33

Prej kohësh është përfolur se dy këngëtarët shumë të dashur për publikun, Anxhela Peristeri dhe Erik Lloshi e kanë prishur miqësinë e tyre disa vjeçare pas një sherri të ndodhur mes tyre.

Vitin e kaluar kur Anxhela mbajti koncertin recital, Eriku nuk ishte i pranishëm.

Thashethemet se ata nuk flasin me njëri-tjetrin u shtuan më shumë së fundmi pasi në dasmën e Erikut ra në sy mungesa e Anxhelës. 

Megjithatë Anxhela ka zbuluar sot se mes saj dhe Erikut në fakt nuk ka ndodhur asnjë sherr. Këngëtarja i ka hedhur poshtë të gjithë lajmet mbi prishjen e miqësisë së tyre duke postuar sot këngën më të re të Erikut e duke i ofruar mbështetje. “Shume sukseseee Erik Lloshi. Dashuria te frymezofte per kenge sa me te bukura”, shkruan Anxhela ndërsa Eriku dhe bashkëshortja e tij e kanë falenderuar.

Te fundit


Kthehu lart