Sherr në lokal, plagoset me thikë një person


Gazeta Express
18 Korrik 2019 20:28

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti në fshatin Qafëzez, në Kolonjë.

Sipas policisë në ambjentet e një lokali, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi F.M, banues në Bekovë, dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasin F.Ç, 50 vjeç, banues në Qafëzez”.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shërbimet e Policisë, janë duke krehur zonën dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F.M dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Te fundit


Kthehu lart