Sherr natën në lokal, plagoset me armë 41-vjeçari


Gazeta Express
18 Shtator 2019 9:51

Plagosje me armë zjarri në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pas orës 2 të natës dhe i lënduar ka mbetur një 41 vjeçar.

I plagosuri me inicialet V.A ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën tha policia.

“Rreth orës 02.40  në ambientet e një lokali  në qytetin e  Bulqizës, gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi V.A,  41 vjeç,  banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspert të Policisë ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë ( person me precedent  kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja sëbashku me shtetasin D.S. 24 vjeç”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Te fundit


Kthehu lart