Sherr mes të rinjve në qendër të Durrësit, një i plagosur


Gazeta Express
14 Gusht 2019 12:33

Një konflikt mes dy të rinjve u shënua në qendër të qytetit të Durrësit mesditën e sotme.

Në sherr e sipër njëri prej të rinjve është goditur me kaçavidë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në sallën e operacionit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin ndërsa, po punohet për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

Te fundit


Kthehu lart