Sherr mes shqiptarit dhe nigerianëve, Salvini: Të ikin banditët


Gazeta Express
18 Prill 2019 12:33

Një shqiptar dhe dy nigerianë janë përfshirë në një konflikt fizik në Itali. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Ferrara. Si pasojë e sherrit shqiptari ka pësuar dëmtime të rënda në kokë. I plagosur mbeti edhe njëri prej nigerianëve, por në gjendje më të lehtë.

Për këtë ngjarje ka reaguar zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, i cili në Twitter postoi edhe foto të dy të plagosurve të shtrirë në rrugë teksa po prisnin për ndihmën e shpejtë. Në reagimin e tij, Salvini tha se është koha që banditët të largohen nga qytetet.

“Përleshje e madhe midis emigrantëve në lagjen Gad të Ferrara, ku u përfshinë një shqiptar dhe dy nigerianë. Më 3 Maj unë do të jem në qytet dhe në orët e ardhshme do të ftoj të gjithë prefektët që të nxjerrin një direktivë për të larguar banditët nga qytetet. Atë që nuk e bëjnë dot kryebashkiakët, e bëjmë ne”, ka shkruar Salvini.

Te fundit


Kthehu lart