Sherr me thika në Tiranë, plagoset i riu - Gazeta Express
string(39) "sherr-me-thika-ne-tirane-plagoset-i-riu"

Sherr me thika në Tiranë, plagoset i riu

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2023 12:20

Një 25-vjeçar është plagosur me thikë në zonën e Freskut në Tiranë gjatë një sherri.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se te Fresku, shtetasi G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 25 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar”.

Lexo Edhe:

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe arrestuan autorin e akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”,

I plagosuri aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Audi”, i autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Gazeta Express