Ka nisir hetimj në gjendje të lirë për biznesmenin dhe ish deputetin Tom Doshi pas një kallëzimi të bërë nga dy vëllezër në Velipojë.
Prek Molla ka pësuar dëmtime të lehta fizike. Konflikti mendohet se është zhvilluar për shkaqe pronësie, ndërsa Tom Doshi, po hetohet për veprën penale ‘Dëmtime të tjera me dashje’.
Njoftimi i policisë Velipojë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M, proceduan penalisht shtetasin T. D., 58 vjeç, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.
Mbasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me shtetasit L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike.
Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje