Shërohen katër persona nga Covid-19 në Malishevë - Gazeta Express
string(48) "sherohen-kater-persona-nga-covid-19-ne-malisheve"

Shërohen katër persona nga Covid-19 në Malishevë

Gazeta Express

18/11/2020 17:15

Sot në Komunën e Malishevës katër persona janë shëruar nga Coronavirus.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media nga kjo komunë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 4 persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 8 raste tjera. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës. Rastet e regjistruar sot vijnë nga këto vendbanime: Në Malishevë 3 raste dhe nga 1 rast në Pllaqicë, Lladrovc, Llazicë, Bubavec dhe Damanek, ndërsa numri i rasteve aktive është 64”, është bërë e ditur në njoftim. 0

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, në këtë qytet Me Covid-19 janë regjistruar 353 persona, prej tyre 264 janë shëruar, 25 kanë vdekur ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 64 persona./Gazeta Express/