Sherifi: Nuk mjafton koalicioni VV-LDK për të krijuar qeverinë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

19/09/2019 23:55

Sherifi: Nuk mjafton koalicioni VV-LDK për të krijuar qeverinë

Lajme

Gazeta Express

19/09/2019 23:55

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Billal Sherifi, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Sherifi ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për koalicionet paszgjedhore.

“Nuk mjafton vetëm një koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK’së”, ka thënë Sherifi.

“Dy partitë e para nuk do arrijnë të i bëjnë 61 mandate. Nëse nisemi nga principi se qeveria e ardhshme nuk do të varet nga Lista serbe. Dy partitë e mëdha duhet t’i marrin më së paku 51 mandate për të kaluar një qeveri minorene me mandatet e minoriteteve përjashtim bëjnë serbët”

Tutje Sherifi ka thënë se sondazhet e fundit e vendosin koalicionin Nisma-AKR-PD diku 7.6%./Gazeta Express/