Sherifi: Koalicioni PDK-VV? Gjithçka është e mundur


Gazeta Express
19 Shtator 2019 23:59

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Bilall Sherifi, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se gjithçka është e mundur në këtë vend, përfshirë edhe koalicionin PDK-VV sepse sipas tij, VV dhe Kurti kanë hequr dorë nga disa prej parimeve të tyre.

“Në këtë vend gjithçka është e mundur, nëse shohim VV’në dhe Albin Kurtin, shihet se ata kanë hjekur dorë nga shumë parime të tyre, shihet se ata kanë evoluar, andaj gjithçka është e mundur”, është shprehur Sherifi.

Ai gjithashtu tha se nëse PDK’ja del e para në zgjedhje, ata do t’i bëjnë një ofertë për koalicion LDK’së, për shkak edhe të historisë së tyre.

“Nëse PDK’ja do t’i fitojë zgjedhjet, më së afërmi do të jetë ta formojë një koalicion me LDK’në. PDK’ja do t’i bënte një ofertë LDK’ë për shkak të historisë së tyre që kanë”, shtoi Sherifi.

Te fundit


Kthehu lart