Sherifi e quan hipokrizi të dyfishtë vendimin e VV’së që të dërgojë ankesë në Supreme


Gazeta Express
13 Nëntor 2019 23:40

Zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi, në emisionin DPT te Fidani e ka komentuar vendimin e disa kandidatëve për deputetë të VV’së që të dërgojnë një ankesë në Gjykatën Supreme që votat nga Serbia të numërohen.

“Kjo është hipokrizi e dyfishtë”, ka thënë Sherifi.

“Vendimin e kanë marrë në mungesë të guximit me dalë para qytetarëve”

Tutje Sherifi thotë se Nisma sigurt do të jetë pjesë e Kuvendit.

“VV do të ketë 29 deputetë, ata i kanë fituar zgjedhjet dhe i gëzofshin. Por nuk duhet të fillojnë me hajni menjëherë” shton ai./Express/

Te fundit


Kthehu lart