Shërbimet shëndetësore të Repartit të Onkologjisë në Spitalin Amerikan - Gazeta Express
string(70) "sherbimet-shendetesore-te-repartit-te-onkologjise-ne-spitalin-amerikan"

Shneta

Gazeta Express

27/09/2021 12:44

Shërbimet shëndetësore të Repartit të Onkologjisë në Spitalin Amerikan

Shneta

Gazeta Express

27/09/2021 12:44

Spitali Amerikan është një ndër spitalet më të mëdhenjë të sektorit privat shëndetesor në Kosovë i cili ofron me krenari sherbime klinike profesionale dhe kujdes shëndetësor me standarte të larta, si qendër e tillë shëndetësore, e cila është e standardizuar me të gjitha repartet e tij, edhe Reparti i Onkologjisë ka një përgatitje shumë të madhe profesionistësht.

Kanceri është një sëmundje gjenetike që shkaktohet nga ndryshimet që ndodhin në gjenet që kontrollojnë mënyrën e funksionimit të qelizave të trupit veçanërisht mënyrën si ato rriten dhe ndahën.

Lexo Edhe:

Në dekadat e fundit numri i rasteve të reja me kancer është rritur në mbarë botën.

Paralelisht janë shtuar arritjet në tekonologjinë e zbulimit të hershëm, diagnostikimin dhe trajtimin e avancuar të kancerit.

Në kuadër të trajtimit kompleks të sëmureve me kancer Spitali Amerikan ofron sherbim cilësor profesional nën udheheqjën e specialistëve me përvojë .

Sherbimi Multidisiplinar dhe Interdisiplinar

Spitali Amerikan ofron përkujdesje bashkëkohore mjekësore për pacientët me sëmundje malinje në saje të kushteve dhe profesionalizmit. Onkologjia është një disiplinë mjekësore që kërkon bashkrendimin e shumë disiplinave të tjera për të dhënë trajtimin adekuat të personalizuar për çdo pacient.

Një staf multidisplinar ka specialiste të onkologjisë, radiologjisë, patologjisë, kirurgjisë onkologjike, urologjike, gjinekologjike.

Përqasja e mendimeve në grup, ndërthurja e debateve bazuar në studime klinike dhe përvojë punë nxjerrin konkluzione efektive në dobi të trajtimit të plotë dhe konsoliduar të pacientit. Për rrjedhojë ofrohet shërbim i plotë në trajtimin e kancerit nga testimi dhe diagnostikimi i avancuar, në trajtimin me kirurgji, kimioterapi dhe menaxhimin simptomatik paliativ.

Llojet më të shpeshta të kancerit që gjejnë trajtim dhe ndjekje të metejshme pranë Spitalit Amerikan:

Kanceri i mushkërive
Kanceri i mëlçisë
Kanceri i zorrës së trashë
Limfoma
Kanceri i gjirit
Kanceri i fshikëzës
Kanceri i stomakut
Kancer pankreatik
Kanceri i prostatës
Kanceri i ovarit
Kanceri i qafës së mitrës
kanceri i endometrit
Kanceri i tiroideve
Tumoret e kockës
Kanceri fytit (laringut)

Në Spitalin Amerikan ofrohet onkologjia mjekësore dhe onkologjia kirurgjikale.

Onkologjia Mjekësore

Në Spitalin Amerikan onkologjia mjekësore kujdeset të hartojë programe të parandalimit sekondar nëpërmjet pakove që përmbajnë një sërë ekzaminimesh diagnostike që na çojnë në zbulimin dhe kontrollin e proceseve kanceroze ose prekanceroze që do të thotë screening, zbulim i hershëm dhe trajtim efikas.

Qëllimi tjetër kryesor i onkologjisë mjekësore është trajtimi i të sëmurëve me kancer i cili bazohet në disa metoda:

Kimioterapia:

Realizohet nëpermjet preparateve citostatike dhe citotoksike që kanë për qëllim vrasjen e qelizave kanceroze nëpermjet mekanizmave të ndryshëm duke kombinuar kimiopreparatet. Më së shumti aplikohen në rrugë intravenoze por ekzistojnë disa që merrën në rrugë orale.

Terapia hormonale:

Është terapi që administrohet në rrugë orale. Jepen në rastet e indikuara në të cilat janë të shprehur homonet përgjegjës pas shqyrtimit patologjik dhe kryesisht në kancerin e gjirit dhe prostatës.

Terapia biologjike e targetuar:

Është një zhvillim i ri në terapinë ndaj kancerit . Janë ilaçe ose subsatnca që bllokojnë rritjen dhe përhapjen e kancerit duke interferuar në molekula specifike që janë të përfshira në rritjen, progresionin dhe shpërndarjen e kancerit. Që pacienti të përfitojë nga terapia biologjike duhet të plotësojë disa kritere të paracaktuara. Kjo llojë terapie mund të administrohet në rrugë orale, intravenoze ose subcutane.

Imunoterapia

Është një lloj trajtimi antikanceroz që ndihmon sistemin imunitar për të luftuar qelizat kanceroze. Imunoterapia është tipi i terapisë biologjike që përdor substanca nga organizmat e gjallë për trajtimin e kancerit. Ajo merret në mënyra te ndryshme: intravenoz, topikal, intravezikal ose në rrugë orale.

Kirurgjia onkologjike

Në disiplinën onkologjike specialisti i parë që vlereson pacientin është kirurgu. Kirurgjia onkologjike ofrohët me qëllim terapeutik që do të thotë heqja e tumorit në kufij të shendoshë ose paliativ për të lehtësuar simptomat apo për të shpëtuar jetën kur ajo është në rrezik.

Një sherbim tjeter që ofrohet nga mjekët specialistë kirurg dhe anesteziologë të Spitalit Amerikan është vëndosja e Portakatit.

Çfarë është Portakati?

Ajo është një pajise që implantohet në një venë qendrore të trupit për pacientët që para apo pas trajtimit kirurgjikal do i nënshtrohen marrjes së vazhdueshme për një kohë të gjatë të kimioterapisë. Preparatet e kimioterapisë janë shpesh toksike që mund të demtojnë lekurën, indin muskulor dhe venat. Për këtë aresye përdorimi i kësaj teknike moderne është shumë i vlerësuar nga pacientët dhe stafi mjekësor. Sot kjo procedurë është lehtësisht e aplikueshme në Spitalin Amerikan nën mbikqyrjen e stafit të specializuar .

Avantazhet e saj janë:
implantimi me lehtësi i pajisjes
risk dhe dhimbje minimale
çmim të aresyeshem
komoditet dhe siguri në muajt dhe vitet në vazhdim.

Për më shumë informacion kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
#spitaliamerikan#perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en