Shënuesi i golit: U zhgënjyem sepse mund ta mposhtnim Danimarkën


Gazeta Express
21 Mars 2019 21:24

Lojatari i kombëtarës së Kosovës që shënoi golin e parë, Amir Rrahmani, ka folur pas ndeshjes me Danimarkën, shkruan Gazeta Express.

“Paraqitja ka qenë shumë e mirë edhe pse kemi pësuar dy gola naivë”, ka thënë Rrahmani.

Ai ka thënë se edhe pse skuadra daneze hyn në top 10-she, kosovarët pritën fitore dhe barazimi nuk ishte shumë i knaqshëm.

“Danimarka ka hyrë më mirë në pjesën e parë kanë pasur pasime të shkurta dhe të gjata. Ne mund të bënim më shumë gola por pësuam”, ka thënë Rrahmani.

E mira është që edhe  pse barazuam me Danimarkën që është në 10-shën më të mirë, ne u zhgënjyem sepse mund të fitonim”. /Express/

Te fundit


Kthehu lart