Shënohet dita ndërkombëtare e muzeve në Prizren - Gazeta Express
string(47) "shenohet-dita-nderkombetare-e-muzeve-ne-prizren"

Arte

Gazeta Express

18/05/2023 16:23

Shënohet dita ndërkombëtare e muzeve në Prizren

Arte

Gazeta Express

18/05/2023 16:23

Sot me rastin e shënimit të 18 majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe OJQ Educo në Prizren. Kjo marrëveshje bashkëpunimit ka për qëllim të nxis edukimin, aftësimi dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjve në mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, duke siguruar zhvillimin e aftësive të restauruese dhe marrjen e masave për të mbrojtur artefaktet arkeologjike.

Drejtori i QRTK në Prizren Samir Hoxha, theksoj se përmes kësaj marrëveshje të bashkëpunimit Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren së bashku me akterë të shoqërisë civile, synon zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme të edukimit dhe të aftësimit formal dhe joformal në sektorin e ruajtjes, trajtimit, përdorimit adaptiv dhe të promovimit të Trashëgimisë Kulturore, bazuar në parimet e qëndrueshmërisë.

Lexo Edhe:

Në anën tjetër drejtori ekzekutiv i OJQ Educo në Prizren, u shpreh i lumtur me rastin e arritjes së kësaj marrëveshje, duke potencuar faktin se mbështetja e institucioneve të trashëgimisë kulturore në Prizren që po i japin shoqërisë civile, është shenjë pozitive në përmbushjen e synimeve të përbashkëta shoqërore në dobi dhe funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore që ka qyteti i Prizrenit.

Në këtë ditë të shënuar, muzetë nga e gjithë bota promovojnë rolin e tyre në komunitet dhe edukojnë qytetarët mbi rëndësinë e vizitës dhe përkrahjes së muzeve si institucione të rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe historike.