“Shënjestronte burrat me para”, gruaja e skandalit të Safet Gjicit me biznesmenin e njohur (FOTO) - Gazeta Express
string(92) "shenjestronte-burrat-me-para-gruaja-e-skandalit-te-safet-gjicit-me-biznesmenin-e-njohur-foto"

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2023 16:34

“Shënjestronte burrat me para”, gruaja e skandalit të Safet Gjicit me biznesmenin e njohur (FOTO)

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2023 16:34

Detaje të reja janë bërë të njohura në lidhje me gruan që “fundosi” karrierën politike të ish-kryetarit të bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Më datë 16 qershor qarkulloi në rrjetet sociale dhe media, video erotike e Safet Gjicit, i cili ishte filmuar duke kryer marrdhënie seksuale me Alma K. Pas skandalit Safet Gjici dha dorëheqjen, ndërsa SPAK nisi hetimet ndaj tij.

Lexo Edhe:

Vajza në fjalë, Alma ka një të shkuar të pasur me burra të politikë, biznesit dhe medias. Një burim hetimor tha për gazetën DITA se shënjestrat e saj ishin kryesisht njerëz të martuar dhe me shumë lekë.

Sigurisht që jo të gjithë shënjestrat e saj kanë rënë pre e shantazhit. Por përpjekja e Alma K. për t’i dokumentuar takimet me ta, ka qenë e qartë. Ajo i fotografonte ata dhe veten në çdo takim, qoftë ky dhe i rastësishëm.

Një ndër biznesmenët me të cilët Alma kishte shoqëri është edhe biznesmeni i njohur, Fatos Cerenishti, President i Fafa Hotels.

/Gazeta Express