Shenjat që tregojnë se ju keni mungesë të estrogjenit


Gazeta Express
25 Qershor 2019 13:51

Estrogjeni është një hormon, i cili është prezent më së shumti tek femrat. Sasia e ulët e estrogjenit mund të shkaktojë disa simptoma që nga problemet me eshtrat deri tek mirëqenia emocionale.

Niveli i estrogjenit mund të ulet për shumë arsye. Çdo çrregullim që i prekë ovariumet mund ta ulë nivelin e këtij hormoni në trup.

Krahas menopauzës ekzistojnë disa arsye të tjera, që ndikojnë në zvogëlimin e sasinë së estrogjenit. Disa prej tyre janë:

1.Çrregullimet në funksionimin normal të sistemin riprodhues tek femrat

2.Çrregullimet kongjenitale

3.Çrregullimet e gjëndrës tiroide

4.Kimioterapia

5.Anoreksia

Estrogjeni është një hormon esencial për funksionimin normal të proceseve në organizëm dhe mungesa e tij ka shumë pasoja. Disa simptoma, që tregojnë se ju keni mungesë të këtij hormoni janë:

1.Çrregullime në ciklin menstrual

2.Infertilitet

3.Eshtra të dobët

4.Depresioni

5.Infeksione të traktit urinar

Diagnostikimi i këtij çrregullimi zakonisht bëhet me në të analizave të gjakut, të cilat përcaktojnë sasinë e hormoneve.

Trajtimi i këtij çrregullimi bëhet me anë të medikamenteve, që stimulojnë ovariumet të prodhojnë sasi më të lartë të estrogjenit.

Një mënyrë tjetër e rritjes së sasisë së estrogjenit përpos përdorimit të barnave, që mund të kenë efekte anësore, është aplikimi i një diete të mirë ushqimore dhe përmirësimi i stilit të jetës. /Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart