Shenjat që tregojnë se jeni duke rënë në dashuri me shokun/shoqen e ngushtë


Gazeta Express
18 Gusht 2019 14:09

Ju mund të keni shumë shoqëri me gjininë e kundërt dhe asnjëri prej tyre nuk mund të jetë shokë/shoqe e ngushtë edhe pse ju e konsideroni njëri tjetrin si të tillë.

Ndonjëherë shoqëria e ngushtë, sidomos në fillim mund të kthehet në romancë, raporton “Daily Star”, transmeton lajmi.net.

Këtu gjeni disa shenja që tregojnë se jeni duke rënë në dashri me shokun apo shoqen tuajtë ngushtë.

Nuk kalon asnjë ditë pa folur me ta: Kur nuk kalon asnjë ditë pa shkruar me ta është dhe e ndjeni të nevojshme t’i tregoni se çfarë ka ndodhur gjatë ditës është shenjë që jujeni duke rënë në dashuri me ta.

Ju flirtoni me ta aksidentalisht: Fillimisht, të flirtoni është një gjë normale, por nëse e gjeni vetën duke flirtuar akisdentalisht me shokun/shoqen tuaj, me siguri ju jeni duke zhvilluar ndjenja për ta.

Jeni të parët që i komentoni në postime të rrjeteve sociale: Kjo është shumë e vërtet e sidomos nëse askush tjetër nuk ka komentuar apo nuk e ka pëlqyer dhe ju e ndjeni nevojën që të bëheni shokë/shoqe ‘besnike’ dhe nxitoni të ja pëlqeni dhe të i komentoni në postime.

Nëse kurrë nuk i anuloni planet me ta: Kur bëhet fjalë për ju të dy, ju asnjëherë nuk i anuloni planet.

Ju shqetësoheni për mënyrën se si dukeni kur jeni me ta: Zakonisht ju jeni në rregull nëse nuk jeni duke u dukur në mënyrën më të mirë të mundshme, por nëse kohëve të fundit kur jeni me ta e ndjeni që duhet të kujdeseni më shumë për dukjen është një shenjë e dukshme që jeni duke zhvilluar ndjenja për të.

Nervozoheni nëse flasin me të tjerë: Në vend që të jeni të lumtur se shoku apo shoqja juaj është duke u takuar me dikë, ju bëheni nervozë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart