Shenjat që tregojnë se burri është ndarë emocionalisht nga ju, divorci i vërtetë po afrohet!


load
Gazeta Express
18 Tetor 2019 14:38

Becky Weststone, psikoterapeute dhe psikologe familjare, pohon se shumë meshkuj të martuar e përjetojnë këtë “divorc emocional” në ndonjë fazë të jetës së tyre.

Ky moment karakterizohet me një shkallë të lartë të pakënaqësisë me partneren dhe martesën në përgjithësi, transmeton Telegrafi.

Vlen të ceket se dy gjinitë mund ta përjetojnë këtë lloj divorci emocional.

Sidoqoftë, nëse veç dëshironi ta dini se a është shkurorëzuar emocionalisht burri nga ju, atëherë këto shenja ju tregojnë:

Ju kritikon për çdo gjë që e bëni apo e thoni

Kur jemi të dashuruar, shumë lehtë e falim partnerin për gabimet e vogla. Nuk është se i kushtojmë shumë rëndësi faktit se a e ka ndalë dritën apo e ka pastruar tavolinën.

Por, me shuarjen e dashurisë, fillojnë zemërimet e fjalosjet. Prandaj, kushtoni vëmendje pakënaqësisë së partnerit me kohë dhe zgjidhni konfliktet e keqkuptimet.

Dëshira për ta distancuar veten nga ju bëhet normale për të

Një tjetër shenjë e një lidhje që po shuhet është dëshira për t’ju mbajtur larg. Herë pas here ju e ndjeni një lloj muri që është formuar mes juve dhe partnerit: ai ka ndaluar të flet me ju dhe i shmangë përgjigjet ndaj pyetjeve tuaja.

Edhe në rastet kur përgjigjet, e bën në mënyrë të ftohtë dhe pa shumë fjalë.

Prandaj është e rëndësishme ta thyeni murin mes juve ose përndryshe do të përfundoni me divorc real.

Më nuk qeshni bashkë

Nëse nga natyra partneri është më serioz, atëherë nuk keni arsye për tu brengosur.

Por, nëse partneri është person i gëzueshëm dhe nga natyra është komunikues, atëherë kushtoni vëmendje nëse papritmas ka filluar të hesht.

Mbështetet te tjerët më shumë sesa në ju

Mungesa e përkrahjes së ndërsjellë nuk është shenjë e mirë.

Nëse veç e vëreni se ai ndihet më i lirshëm që tani të mbështetet më shumë te tjerët sesa në ju, atëherë keni kujdes.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart