Shenjat që tregojnë probleme serioze por ne i neglizhojmë


Gazeta Express
10 Tetor 2019 11:25

Ekzistojnë disa simptoma, të cilat na shfaqen herë pas herë, kur organizmi jonë nuk funksionon siç duhet, mirëpo ne kemi tendencë t’i neglizhojmë. Arsyet janë të ndryshme, nga mungesa e informacioneve apo thjesht nga neglizhenca jonë.  Gjithsesi ekspertët kanë radhitur disa nga këto shenja, të cilat secili duhet t’i vërej dhe të kontrollohet menjëherë tek mjeku:

Barku i fryrë- për disa fryerja e barkut, gjatë periudhës së ciklit mentrual është një gjendje normale, mirëpo nëse e keni vërejtur se kjo gjendje ka vazhduar, atëherë diçka nuk po funksionon me trupin tuaj. Endometrioza është një sëmundje e mitrës, e cila zakonisht shfaqë këtë shenjë. Përveç kësaj sëmundjeje barku i fryrë mund të jetë simptomë e kancerit të gjirit.

Puçrra në mjekër– nëse e keni vërejtur se vazhdimisht ju dalin puçra në mjekër, atëherë është koha të vizitoheni. Kjo shenjë mund të tregoj se vuani  nga një çrregullim serioz hormonal.

Ju dalin copa të mpiksura të gjakut gjatë periodave– cikli menstrual ndryshon, në disa raste mund të jetë i errët, në disa raste i hapur, gjithsesi nëse keni vërejtur copa të gjakut në ciklin tuaj atëherë diçka nuk po shkon me organizmin tuaj. Ju mund të keni disa rritje jo normale të qelizave në mitër dhe është e këshillueshme të vizitoheni tek mjeku.

Humbje e apetitit– kjo shenjë mund të diktoj kancerin e vezoreve, sëmundje kjo, e cila zakonisht përcillet edhe me dhimbje të vazhdueshme të pelvikut.

nie të flokëve– Humbja e flokëve tregon nivel të ulët të testosteronit në gjak. Testosteroni është një hormone i rëndësishëm për kryerjen e shumë proceseve në trup, kështu që është e këshillueshme të kryeni një kontroll tek specialist, për të parë problemin. /Gazeta Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart