Shenjat e para të diabetit - Gazeta Express
string(26) "shenjat-e-para-te-diabetit"

Shenjat e para të diabetit

Gazeta Express

06/03/2020 16:40

Sigurisht që është shumë e rëndësishme që kontrollet mjekësore të bëhen çdo vit për të kuptuar shëndetin e organizmit tuaj.

Dhe normalisht që mjekun nuk mund ta zëvendësojë askush. Por gjithsesi, ka disa simptoma të cilat ju mund t’i kuptoni vet pa kryer analiza. Kështu, disa nga shenjat që ju shfaqen dhe ju paralajmërojnë se niveli i sheqerit në gjak është rritur janë:

Lexo Edhe:

Nëse keni filluar të pini shumë ujë- Zakonisht, kur nivelet e sheqerit në gjak prishen, atëherë ju do ta ndieni nevojën për të pirë ujë vazhdimisht. Mund edhe të pini një shishe me ujë menjëherë, apo çaj dhe ju duket që nuk mjafton. Kur niveli i sheqerit në gjak rritet shumë, atëherë organizmi ka nevojë për më shumë ujë që ta shpërbëjë.

Nëse humbni peshë papritur- humbja e kilogramëve nuk është e keqe, vetëm se në rastet kur ju humbni shumë kilogramë për një kohë të shkurtër, kjo mund të jetë shenjë e diabetit.

Ndiheni të uritur vazhdimisht- diabeti nëse nuk kontrollohet, atëherë shkakton një uri të papërmbajtshme. Ju mund ta gjeni veten duke kërkuar diçka për të ngrënë gjatë gjithë kohës, dhe në të njëjtën kohë të humbisni peshë.

Plagët shërohen ngadalë- nëse keni pësuar djegie apo ndonjë plagë të vogël dhe e keni vërejtur se koha që ka marrë shërimi i saj është e gjatë, atëherë sheqeri në gjak ka filluar të rritet.

Lodhje dhe irritim- kur nivelet e gjakut janë jashtë kontrollit, ju do të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës. Lodhja e shkaktuar nga diabeti është diçka që ju shoqëron gjatë gjithë ditës. Pasi diabeti ndikon edhe në qarkullimin e gjakut, atëherë nivelet e oksigjenit janë shumë të ulëta.

Keni shikim të turbullt- niveli i lartë i sheqerit në gjak shkakton ndryshime edhe në të pamurit. Nëse ju shfaqet një simptomë e tillë, atëherë bëni mirë që të konsultoheni me profesionistë dhe të kryeni analizat e nevojshme. /agroëeb/ Gazeta Express